Guardiola e Mourinho, rrini aty ku jeni

Bernd Schuster beson se Pep Guardiola duhet ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonës, ndërsa ndien se edhe Jose Mourinho do të mbetet në Real Madrid për pesë vjet të tjerë.
“Guardiola po bën punë të mirë dhe ai do të vazhdojë, sepse askush nuk mund ta imagjinojë Barcelonën pa të”, tha trajneri gjerman për ‘Sport’.
“Nuk e imagjinoj as Realin pa Mourinhon, ai po bën punë mjaft të mirë. Po shkëlqejnë në La Liga, ndërsa mund ta fitojnë edhe Championsin. Të shohim”, theksoi ish trajneri i klubit madrilen.