Policia afganë shpëtoi 41 fëmijë të përzgjedhur për sulme

Policia afgane ka shpëtuar 41 fëmijë, të moshave prej 6 deri në 11 vjet, të përzgjedhur për të kryer sulme vetëvrasëse dhe ka arrestuar katër terroriste të dyshuar, për të cilët besohet se i kanë përgatitur fëmijët, ka njoftuar gazeta britanike, Daily Telegraph.
Fëmijët janë çliruar më 15 shkurt nga kthetrat e katër kryengritësve afganë, në provincën verilindore Kandahar, pasi që familjet e fëmijëve u mashtruan nga terroristët, të cilët kishin premtuar se fëmijët do të dërgohen në një shkollë fetare në Pakistan, ka njoftuar zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Sediq Sediqi.
Sediqi tha se fëmijët janë kthyer te familjet e tyre.