E Diel, 1 Nëntor 2026

Memaliaj, e pamundura e Grupit të JugutKampionati shqiptar i Kategorisë së dytë, Grupi i Jugut zhvilloi të dielën javën e fundit të fazës së parë. Memaliaj shkatërroi Përmetin 4-1, dyke mbyllur fazën pa humbje e në krye me 32 pikë, katër

Kampionati shqiptar i Kategorisë së Dytë, Grupi i Jugut, zhvilloi të dielën javën e fundit të fazës së parë. Memaliaj shkatërroi Përmetin 4-1, dyke mbyllur fazën pa humbje e në krye me 32 pikë, katër pikë më shumë se Vlora e vendit të dytë (28 pikë). Seferi (9’ e 75’), Hoxha (19’) dhe Cela (80’) ishin autorët e golave të Memaliaj, ndërsa për Përmetin e drejtuar nga Avni Lapaj golin e vetëm e shënoi Kita (40’).

Tepelena fitoi 3-1 me Domosdovën: golat nga Gaba (9’) dhe Done (17’, 23’). Caushi shënoi për Domosdovën në minutën e 81-të.

Pojani fitoi po 3-1 me Këlcyrën: Stralla (26’, 42’) dhe Macolli në të 75’ ishin dhe autorët e golave për skuadrën e trajnerit Meraku. Qyra (63’) shënoi për miqtë nga Këlcyra.

Maliqi fitoi 3-0 me Tomorin, falë golave nga Narkoleci (8’), Ametlli (56’) dhe Todo (89’).

Edhe Policani fitoi 2-1 me Delvinën. Bajro (25’) me penallti dhe Muca (65’) shënuan për formacionin policanas të drejtuar nga Sherri, ndërsa për delvinjotët golin  e flamurit e shënoi Akarepi (85’).

Himara humbi 2-0 derbin me Vlorën. Për skuadrën e drejtuar nga i mirënjohur Uran Xhafa shënuan Ribaj (45’) dhe Taho (51).

Ndeshjet e fazës së dytë do të nisin, më 22 shkurt 2009.

KATEGORIA E DYTË
JAVA 12

POJANI-KËLCYRA 3-1
MEMALIAJ-PËRMERTI 4-1
TEPELENA-DOMOSDOVA 3-1
POLICANI-DELVINA 2-1
MALIQI-TOMORI 3-0
HIMARA-VLORA 0-2
BUTRINTI pushim

RENDITJA
Memaliaj 32
Vlora 28
Butrinti 23
Tomori 20
Tepelena 18
Domosdova 17
Maliqi 16
Delvina 16
Pojani 12
Përmeti 12
Himara 11
Këlcyra 10
Policani 10


E Hene, 22 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›