E Diel, 1 Nëntor 2026

Laci fiton e kap vendin e dytëLaci fitoi lehtësisht 2-0 në fushën e tij me Naftëtarin, duke u ngjitur njëherësh edhe në vendin e dytë me 29 pikë, katër më pak se Skënderbeu kryesues (33 pikë) në përfundim të javës së 15-të të Kategorisë s

Kampionati shqiptar i Kategorisë se Parë i dha fund fazës së parë me dy takimet e fundit të zhvilluara ditën e diel, ku spikasin fitoret e vendasve, por më shumë ajo e Lacit, që tashmë e sheh veten në vendin e dytë.

LACI-NAFTËTARI 2-0
Laci fitoi lehtësisht 2-0 në fushën e tij me Naftëtarin, duke u ngjitur njëherësh edhe në vendin e dytë me 29 pikë, katër më pak se Skënderbeu kryesues (33 pikë) në përfundim të javës së 15-të të Kategorisë së Parë. Golat për formacionin e Edi Martinit u shënuan nga Balla (48’) dhe Tanushi (54’, 11-m). Naftëtari e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Bullgarit. SKRAPARI-SOPOTI 2-1
Skrapari fitoi 2-1 me Sopotin e Librazhdit, duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve. Golat për skrapallinjtë u shënuan nga Mersini (25’) dhe Harka (72’). Golin e nderit për librazhdasit e shënoi Shkupi (88’). Sopoti e mbylli takimin me nëntë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të futbollistëve Leka dhe Hajdari. E veçanta në këtë takim kishte të bënte me gjyqtarin e ndeshjes Dervishi, i cili pati rrjedhje gjaku nga hundët. Formacioni i Edmond Dalipit tashmë ndodhet në vendin e 12-të nga 16 ekipe që ka kampionati shqiptar i Kategorisë së Parë.

KATEGORIA E PARË
JAVA 15

E diel, 21.12.2008

Laci-Naftëtari 2-0
Shënues: Balla 48’, Tanushi 54’ (11-m)

Skrapari-Sopoti 2-1
Shënues: Mersini 25’, Harka 72’/ Shkupi 88’

E shtunë, 20.12.2008

Bilisht Sport-Gramozi 1-1
Shënues: Bejko 89’/Oliveira 85’

Burreli-Besëlidhja 2-0
Shënues: Radaj 27’, Neli 50’

Kastrioti-Turbina
Shënues: Teqja 15’, Sadiku 39’ / Micic 52’

Dajti-Pogradeci 1-0
Shënues: Kryemadhi 80’

Luftëtari-Ada 1-1
Dimo 90’/ Hajdari 4’

Tërbuni-Skënderbeu 3-0
Shënues: A.Dibra 40’, 85’, Ahi 68’

RENDITJA PAS JAVËS 15
1.Skënderbeu 33
2.Laci  29
3.Gramozi  27
4.Kastrioti 27
5.Tërbuni  25
6.Burreli  23
7.Dajti  23
8.Turbina  20
9.Luftëtari 19
10.Sopoti  18
11.Besëlidhja 18
12.Skrapari 16
13.Ada  16
14.Bilisht Sport 14
15.Pogradeci 14
16.Naftëtari 10


E Hene, 22 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›