E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizreni nga e hëna pa logo

Nga Express më 16 janar 2011 në ora 18:05

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka urdhëruar administratën komunale që të heqin nga përdorimi logon (Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, viti 1878) në dokumentet zyrtare të Komunës.

Ky urdhër i kryetarit është bërë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që e kishte shpallur antikushtetuese atë. Kësisoj, Komuna e Prizrenit mbetet pa logo nga e hëna, deri në një vendim të KK’së për ndryshimin e Nenit 7 të Statutit të Komunës, përkatësisht miratimin e logos së re.

Sipas koha.net, një udhëzim të tillë kryetari Muja ua ka dhënë drejtorive komunale në mbledhjen e fundit me drejtorët komunalë. Vendimi i Mujës ishte marrë më 19 nëntor 2010, por nuk ishte bërë publike për të mos pasur konsekuenca në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ngase ka thënë se ekziston droja që partitë opozitare ta përdorin atë vendim për të sulmuar pushtetin lokal.

Sipas Urdhëresës Administrative, të nënshkruar nga Muja, që ishte mbajtur fshehtas për më se dy muaj, ndalohet përdorimi i logos ekzistuese në të veprimtarinë e organeve komunale.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›