Guardiola 'mbret' në Ligën e Kampionëve

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 13:34
Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola në ndeshjen e tij të 40-të në drejtim të gjigantit katalan në Ligën e Kampionëve ka arritur në kuotën e 23 fitoreve, dhe me këtë ka kaluar trajnerët më të suksesshëm në histori të klubit në garën elite të skuadrave evropiane.
Holandezët Frank Rijkaard dhe Louis van Gaal kishin realizuar 22 fitore gjatë qëndrimeve të tyre në pankinën e Barcelonës.
Guardiola e arriti fitoren e tij të 23-të duke shkatërruar në udhëtim BATE Borisovin me rezultat 5-0 që ishte edhe fitorja më e thellë e ekipit si mysafir në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.