Man City suspendon Tevezin

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 13:19
Manchester City ka suspenduar sulmuesin Carlos Tevez pasi ai refuzoi të inkuadrohet në lojë si rezervist në humbjen 2-0 nga Bayern Munich.
Tevez 27 vjeç ka thënë se rasti ishte një “keqkuptim” dhe është i dënuar në afat të pacaktuar për minimum dy javë derisa klubi të hetojë incidentin.
“Suspendimi i futbollistit do të qëndrojë deri në vlerësimin e plotë rreth sjelljes së tij. Ai nuk do të konsiderohet për përzgjedhje dhe nuk do të merr pjesë në stërvitje” thuhej në komunikatën e Cityt.