Anzhi i qepet edhe Marko Materacit
Klubi rus Anzhi dëshiron të transferojë në radhët e veta ish-mbrojtësin e Interit, Marko Materaci. Materaci u largua nga Interi në fund të sezonit të kaluar dhe mbetet lojtar i lirë këtë sezon. Anzhi dëshiron ta angazhojë italianin, por ai vetë kërkon që të varë këpucët dhe të marrë një rol administrativ te klubi. Drejtori i Anzhit, German Tkashenko, ka thënë se ata janë në negociata me fituesin e Kupës së Botës, i cili pritet të fluturojë për në Dagestan për biseda në ditët e ardhshme.