E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola, “mbret” në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola në ndeshjen e tij të 40-të në drejtim të gjigantit katalanas në Ligën e Kampionëve ka arritur në kuotën e 23 fitoreve, dhe me këtë ka kaluar trajnerët më të suksesshëm në histori të klubit në garën elitë të skuadrave europiane. Holandezët Frank Rijkaard dhe Luis van Gal kishin realizuar 22 fitore gjatë qëndrimeve të tyre në pankinën e Barcelonës. Guardiola e arriti fitoren e tij të 23-të duke shkatërruar në transfertë BATE Borisovin me rezultat 5-0, që ishte edhe fitorja më e thellë e ekipit si udhëtues në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›