E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola me i paguari ne bote

Duhet ta kem rrogën të paktën 1 euro më shumë se Murinjo”. Ishte kërkesa që Barcelona nuk i plotësoi Pep Guardiolës. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm ai do ta ketë rrogën gati 2 milonë euro më shume se ish-rivali i tij në Spanjë.
Kontrata e nënshkruar me Bajernin do të jetë më e ulët se 20 milionë eurot e ofruar nga Chelsea i Roman Abramovich.

E megjithatë, Pep Guardiola do të përfitojë një shifër të përafërt në “Allianz Arena”. Me 17 milionë euro në vit, katalani do të jetë së shpejti trajneri më i paguar në botë. Murinjo bëhet numri dy. Tek Reali i Madridit, portugezi përfiton mbi 15 milionë euro.

Për ironi, kjo shifër e vendos atë edhe përpara Lionel Messit, yllit që Guardiola përkëdhelte te Barça dhe që ishte vendimtar në sukseset e teknikut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›