E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli anglez 150 vjet histori

Princi William dhe David Beckham ishin mes atyre që dhanë urimet për 150 vjetorin e themelimit të Federatës Angleze të Futbollit.

Në pamundësi për të qenë të pranishëm në mbrëmjen gala të organizuar, ata i dërguan urimet me video-mesazhe. Të pranishëm në ditën festive ishin pesë trajnerë të sa kaluarës dhe të tashmes të Anglisë, si edhe pjesëtarë të skuadrës që në vitin 1966 fitoi Kupën e Botës.

“Si president i federatës, ju uroj mirëseardhjen në këtë festë të 150 vjetorit të themelimit. Me vjen keq që nuk ndodhem aty me ju prej axhendës së ngjeshur. Ashtu si ju, edhe unë jam një tifoz futbolli, i kësaj loje që e kam dashur prej fëmijërisë. E kam për nder që drejtoj Federatën Angleze për një sport që praktikohet nga të gjitha shtesat dhe i sjell njerëzve të të gjitha moshave kënaqësi. Shpresoj që në këtë vit ta festojmë çdo aspekt të kësaj loje të mrekullueshme”

Edhe ish-kapiteni i Anglisë dërgoi urimet e tij.

“Dua ta uroj federatën për këtë festë të shënuar. Ky do të jetë një vit i shkëlqyer futbolli, si zakonisht. Për mua ka qenë nder që kam qenë pjesë e futbollit anglez”.

Në ceremoni ndodhej edhe kreu i UEFA-s, Michel Platini. Në këtë vit jubilar, finalet e Champions League, për meshkuj dhe femra do të luhen në Londër, përkatësisht në “Ëembley” dhe “Stamford Bridge”. Në kryeqytetin anglez do të kthehet për të tretën herë në histori edhe Kongresi i UEFA-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›