E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola modest Ferguson mbetet numri 1

Skuadra e tij ka dominuar futbollin europian si dhe ka fituar gjithcka në vitet e fundit, por trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola nuk ndan të njëjtin mendim me ata që e krahasojnë me Sër Alex Ferguson. Nga Kroacia, ku kampionët e Spanjës dhe Europës vijojnë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri, Guardiola e ka cilësuar Ferguson si numrin një në botë, megjithëse vetëm pak muaj më parë e mundi Manchester United 3-1 në finalen e Ligës së Kampioneve.
 
"Unë nuk mund të krahasohem me Ferguson. Fakti që Manchester United humbi finalen e Champions nuk do të thotë se unë jam një trajner më i mirë se ai. Kam shumë për të bërë për t’u krahasuar me atë. Ai ka punuar më shumë se 25 vjet dhe ka fituar gjithçka, prandaj për mua është numri një”, ka thënë Guradiola.

Trajneri i Barcelonës ka folur edhe për sezonin e ardhshëm, duke u shprehur i bindur se skuadra e tij do të jetë sërish superiore ndaju rivalëve të përjetshëm të realit të Madridit. “Skuadra nuk e ka humbur dëshirën për të fituar pas sukseseve të viteve të fundit.

Me këtë motivim jemi të bindur se mund të vazhdojmë rrugën tonë, duke zhvilluar një futboll të bukur’, ka thënë trajneri spanjoll, i cili duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të ketë në dispozicion sulmuesin kilian Alexis Sanchez, ndërsa duhet të bëjë pa Bojan Kërkiç që pret vetëm zyrtarizimin për transferimin e tij te Roma në kampionatin italian.

 
Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›