E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane 5 te plagosur nga perplasja e 8 automjeteve

Plot 8 automjete të përfshira në dy aksidente është bilanci i mbrëmjes së të shtunës në kryeqytet. Nga të dhënat e policisë, aksidenti i parë ndodhi në kilometrin e 12 të autostradës Tiranë- Durrës, ku 6 automjete u përfshinë në aksident, ndërsa si pasojë e tij mbetën të plagosur 4 persona.

Nga të dhënat e policisë bëhet me dije se shkak është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonin një furgon dhe një automjet tip benz me targa të kryeqytetit. Por nga aksidentimi i tyre dhe bllokimi i rrugës, 4 automjete të tjera u përfshinë, kjo dhe për shkak të lëvizjes me shpejtësi. Si pasojë e ngjarjes së rëndë mbetën të plagosur 3 persona të cilët udhëtonin me furgonin e linjës Durrës-Tiranë si dhe drejtuesi i automjetit tip benz, të cilët u dërguan menjëherë për në spitalin ushtarak, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Por nuk do të kalonte shumë nga aksidenti i parë, kur një tjetër do të rregjistrohej në rrugën 21 dhjetori në kryeqytet. Një automjet tip Renault me targa të kryeqytetit përplasi makinën e patrullës së përgjithshme të policisë, ndërsa si pasojë mbeti i plagosur lehtë oficeri i policisë i cili drejtonte automjetin. E ndërsa autorët e këtyre aksidenteve janë shoqëruar në polici mësohet se gjendja shëndetësore e 5 të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.

Jul Kasapi
Azhornuar së fundi ( e diel , 24 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›