Mish me antraks bllokohen tregtaret ne Gjirokaster

Tre raste antraksi tek bagëtitë ka konstatuar Drejtoria e Higjenës në Gjirokaster në kontrollet e ushtruara brenda një jave në pikat e tregëtimit të mishit, raste për të cilat janë dhënë urdhër pezullimet e aktiviteteve si dhe gjoba deri në 20 mijë lekë. Rastet e prekura nga antraksi vinin nga komuna e Picarit ne Gjirokaster dhe ajo e Buzit ne Tepelenë.
“Inspektoriati i higjenës në bashkëpunim me kontrollin e ushqimit dhe të ushqimit kanë bërë kontrolle në të gjitha pikat e prodhimit dhe shitjes dhe kanë marrë masa si vendosje gjobash apo ndalimi i shitjes së produkteve”-tha Xhelo Brahimi, Shef i Epidemiologjisë.
Në sitën e kontrollit po ashtu kanë kaluar edhe dyqanet ushqimore dhe kryesisht ato të tregtimit të akullores për shkak të riskut që ato kanë për tu bërë shumë shpejt të pakonsumueshme.
Ismail Xhaferi