Ketri me cigare hiti më i ri në internet
Një ketër është fotografuar nga pushuesja Joanne Evans, në Fuerventura të Ishujve Kanare në plazhin e Costa Calmas.
Joanne, e cila punon në polici, kishte shkuar në pushime me të dashurin e saj Jon Nunn, ka thënë se ishin shtrirë në plazh kur ketri u paraqit mbi murin e rërës me një cigare në gojë.
“Ishte një pamje aq qesharake sa që menjëherë e nxora aparatin fotografik dhe e bëra një foto. Ketri vetëm qëndroi aty për një moment pastaj iku dhe u fsheh në shkurret aty afër”, ka treguar Joanne, duke shtuar se ketrat mund të shihen shpesh nëpër plazhet e ishullit, por është e pazakontë ta shohësh një të tillë me cigare në gojë.