E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola modest për Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk i dha shumë elozhe fitores së ekipit të tij në Zvicrës kundër vendasve të Bazelit, me rezultatin 5 0, duke u shprehur se performanca e lojtarëve të tij nuk ishte më e mira e kohëve të fundit. Me këtë fitore, katalanasit kanë nëntë pikë në grup. Fillimi i ndeshjes kundër vendasve të Bazelit dha për Barcelonën, më shumë se ç'e kishin imagjinuar vetë lojtarët e saj. Në 22 minutat e para spanjollët shënuan tri herë në portën e zviceranëve. Megjithatë, Guardiola nuk pushtohet shpejt nga entuziazmi i fitores dhe u shpreh për gazetarët kështu: "Nuk luajtëm aq mirë si në ndeshje të tjera. Mendoj se mund të kishim luajtur më mirë. Që në fillim të ndeshjes ne e kishim mendjen të shënonim dhe e shënuam golin e parë shumë shpejt. Pastaj ndeshja u bë më e lehtë për ne dhe luajtëm më mirë. Bojan është lojtar i ri dhe ka shumë për të mësuar. Luajti shumë mirë gjatë gjithë lojës, sidomos në pjesën e parë, si dhe punoi shumë mirë në mesfushë. Më bëhet qejfi për të, por jo vetëm prej golave. E meriton këtë lavdërim, sepse është lojtar i mrekullueshëm," - e përfundoi trajneri i Barcelonës komentin e tij për ndeshjen kundër zviceranëve të Bazelit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›