Milan & Bekham, 40 milionë për 6 muaj
Milani i Silvio Berluskonit është klubi i parë sportiv italian që është njëkohësisht edhe një shoqëri komunikimi dhe biznesi i lidhur me futbollin. Devid Bekham është kampioni i parë i sportit që është bërë yll i madh absolut, i aftë të konkurrojë me ata të muzikës "pop" dhe të kinemasë, duke u bërë përfaqësues i disa markave prestigjioze botërore. Martesa me "Spice Gilr"-in Viktoria Adams ia ka zgjeruar edhe më shumë sferat e imazhit dhe ka hapur ëndrrat e miliona njerëzve në gjithë botën me përralla të reja, me mbretër e mbretëresha moderne. Milani dhe Bekhami kanë sjellë dy revolucione që kanë hapur epoka të reja. Ndoshta është diçka e veçantë që takohen vetëm tani. Vendosën ta bëjnë derisa janë akoma në kohë të përputhen dhe bashkojnë burimet respektive, të cilat që tani janë për vend të parë. Futbolli i mirë është pikënisja për pjesën tjetër, do të punojnë profesionistët e zotë për të ngritur forcat e penetrimit në komunikimin dhe biznesin e dy ndërmarrjeve.
Dolce & Gabbana & Armani - Milani faturon 276 milionë, 20-25% vjen nga e drejta komerciale, që këtë vit ngjitet në 60 milionë euro, pavarësisht nga të ardhurat e stadiumit dhe mungesa e Championsit. Bekhami deklaron 28 milionë euro në tatime, ku vetëm 8 milionë vijnë nga paraqitja sportive. Duke bërë një llogari normale, konsiderohet që Bekhami te Milani për 6 muaj (Ndoshta të parët?), mund të fitojë 20 milionë euro; po kaq janë të ardhurat shtesë nga futbolli për "gold balls"-in ose "Topin e Artë", siç e quan Viktoria. Por, nga ana tjetër, Milani sjell në qytetin e modës një njeri që mund të sigurojë shitjen e 200 mijë fanellave kuqezi në vit (rekord botëror), në një skuadër që është e markës "Adidas" dhe që ka përfaqësuesin historik të saj, pikërisht Devidin, për 8 milionë në vit, por gjeneron edhe një rreth të ri special virtuoz, që u sjell fitime sponsorëve "Dolce & Gabbana", si dhe sponsorit të Bekhamit, Xhiorxhio Armani (28 milionë euro vetëm për reklamën e veshjeve intime për 4 vjet). Jo rastësisht, Armani është duke hapur një hotel përrallor në qendër të Milanos...
13 MILIONË MOTIVE - Nëse Devid Bekham do të jetë një blerje e vlefshme për klubin kuqezi në fushë, do ta thotë koha. Sigurisht, duke iu referuar asaj që shkruante dje e përditshmja britanike "Sun", sipas ekonomistit Shaduik, çështja është shumë e vlefshme nga ana komerciale. Milani do të fitojë përmes "shitjes" së markës Bekham, akoma në modë në Lindjen e Mesme dhe Azi, rreth 13 milionë euro. Jo rastësisht, Bekhami do ta fillojë aventurën e tij milaniste me turin që do të zhvillohet në Dubai.