Qeveria sheh degradimin dhe mendon... të bëjë ndonjë lekë
Qeveria i njeh mirë qytetarët e saj, prandaj u ka shtuar edhe një taksë të re: TAKSËN E BUDALLAIT. Të ardhura nga budallenjtë mund të konsiderohen, pa frikë, të ardhurat që u vilen shqiptarëve që kërkojnë të ndeshen me lojërat e fatit, të cilat po ua nxijnë më tepër jetën.
Makinat e fatit dhe kumari, janë shtrirë gjerësisht, siç kemi rast ta shohim përditë vetë. Kemi familjarë që nuk bëjnë asgjë tjetër përveç basteve apo lojërave të fatit dhe, ky numër, shtohet me shtimin e papunësisë. Njerëzit shkojnë drejt degradimit dhe qeveria çfarë bën? Ah po, nuk do që ta humbë këtë mundësi. Do të bëjë dhe qeveria lekë... Takson!
Duke mos u hapur asnjë perspektivë, duke e rrethuar Shqipërinë me gjerdhe të pakapërcyeshme, ky shtet dhe kjo politikë, po i dërgon shtetasit drejt vetëvrasjeve, drejt marrëzive dhe drejt degradimit social.