E Diel, 1 Nëntor 2026

Unë të votova të më shpëtoje, ti më thua: o popull na shpëtoni

Marr shkas të shkruaj këtë letër nga spoti i kryeministrit. Nuk e di se çfarë do të thotë ai kur deklaron se: “Na ndihmoni të luftojmë korrupsionin, mos paguani para nën dorë, etj., etj.”.

Një politikan, para pak ditësh u shpreh se: “Për aq kohë sa shqiptarët e perceptojnë se ka korrupsion, ne po e marrim të mirëqenë sikur ka”.

Më fal zotëri i dashur, unë nuk e perceptoj se ka korrupsion, por e prek, e ndjej dhe më prek çdo ditë (doktori do lekë për të dhënë diagnozën, polici do lekë që të më lërë të kaloj, pedagogu do lekë që të më japë provimin, zyrtarët duan lekë për shërbimet e detyruara shtetërore, lekë për t’u futur në shkollë, në punë, lekë gjithandej). Pra korrupsion ka…

Shumë mirë kryeministrit që i ka vajtur mendja ta luftojë atë, por pse ai gjithmonë zgjedh rrugën e gabuar?! Shumë njerëz të ndershëm e pësojnë, por ai që korrupton, apo ai që korruptohet, s’ka se çfarë denoncon.

Unë, z. Berisha, jam votuesi juaj. Ju zgjodha aty pikërisht si udhëheqës dhe shpëtimtar. Ndërsa ti më thua, o popull na shpëtoni!! Korrupsioni rrënon shtetin dhe individin e ndershëm dhe, meqenëse ky i fundit të zgjodhi ty, ti duhet ta nxjerrësh nga llumi. Por nga ajo që takoj përditë dhe nga Gërdeci, Fazlliçi, etj., shihet qartë se ti je ajka e këtij llumi me emrin KORRUPSION.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›