E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merremi me llafe, duhet ta lëmë qeverinë të qetë të punojë

E keqja jonë qëndron në atë që ne jemi një popull që merremi me llafe. Nuk dua këtu të mbroj askënd, mbase është ashtu si thoni ju. Por ca gjëra bëhen për arsye shtetërore apo për zhvillimin e biznesit.

Sipas jush, nëse Bushi u takua me Putinin, që njihet kush është, do ta quajmë Bushin tradhtar? Mjerë ai po të ishte në Shqipëri çdo i kishim këputur.

Se ne dimë vetëm të shajmë qeverinë dhe njëri-tjetrin. Në vend që të lëmë organet përkatëse të bëjnë punën e tyre, bëhemi si ai momenti në një libër të shkrimtarit Kadare, ku thotë: “Dikush ka parë një qeros me një thikë. Dikush thotë që ka parë një thikë me një qeros…”. Faleminderit që na e jepni këtë mundësi shprehjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›