Pezullohet gjyqtari i Sevilla-Barcelona (video)

Arbitri Mateu Lahoz pezullohet për një javë nga Federata Spanjolle për “gabimet teknike” të bëra në ndeshjen e shumë kontestuar Sevilla-Barcelona të cilën katalanasit e fituan 3-2 në minutat shtesë.
Sipas komunikatës, Lahoz gaboi në golin e fitores nga David Villa pasi Pedro që i dha asist mori topin me dorë, ndërsa gabimi i dytë sipas Federatës ishte në përjashtimin e Gary Medelit. Sipas raportit, mes Cesc Fabregas dhe Medel nuk kishte agresion dhe kartoni i kuq për lojtarin e Sevillas ishte i gabuar.
Me pezullimin e marrë, Lahoz nuk do të drejtojë sfidën Real Madrid-Celta Vigo që do të luhet më 20 Tetor, dhe vendin e tij do ta zërë Clos Gomez.