Guardiola refuzon Brazilin dhe Argjentinen

Prej disa vitesh Pep Guardiola është ëndrra e disa presidentëve klubesh, që dëshirojnë ti besojnë drejtimin e skuadrës me shpresën se ai do të injektojë një pjesë të filozofisë së Barcelonës në ekipet e tyre. Megjithatë, pas konfirmimit se do të largohet nga Barça në fund të sezonit, tashmë nuk janë vetëm klubet që e kërkojnë Guardiolën, por edhe ekipet përfaqësuese.
Madje, bëhet fjalë për dy prej Kombëtareve më të mëdha të Amerikës Jugore dhe padyshim të botës. Në mediat iberike po qarkullon lajmi se për shërbeimet e Guardiolës janë interesuar Brazili dhe Argjentina, të cilat e kërkonin në krye të stolit për Botërorin 2014, megjithatë ai ka refuzuar ofertat.
41-vjeçari që në harkun e katër sezoneve ka fituar 13 trofe me skuadrën “blaugrana” dhe ka shansin të marrë të 14-tin në finalen e Kupës së Mbretit dëshiron të qëndrojë një vit pushim, përpara se të kthehet sërish për të drejtuar një klub europian.
Ndërkohë, në konferencë për shtyp, Guardiola ka deklaruar se është I përqendruar te Kupa e Mbretit, trofeu I fundit që mund të fitojë te Barcelona. “Për momentin po mendoj vetëm për finalen e Kupës së mbretit, për ta fituar këtë trofe”, deklaroi trajneri, I cili I uroi fat edhe ndihmësit Tito Vilanova, I cili do të marrë drejtimin e ekipit katalan.
“Nuk e di çfarë do të kasha bërë pa Vilanovën në krah. Largohem krenar për atë që kemi arritur gjatë këtyre viteve dhe nuk mund t’ju them menjëherë se çfarë do të më mungojë nga Barça. Murinjo? Absolutisht nuk është ai arsyeja përse unë u largova, ndërsa nuk e kam ende idenë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, shtoi Guardiola.