E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eviani frenon vrapin e Montpelje

Evian Tonon Gailard barazon 2-2 në fushën e Montpeljesë dhe frenon vrapin e kryesuesve të Ligës së Parë franceze drejt titullit kampion. Në takimin që hapi javën e 35-të të kampionatit, gjithçka në “Stade de la Mosson” përfundoi me një rezultat që mund ti lejojë Paris Seint Zhermenit dhe Lilës ti afrohen vendit të parë dhe pse jot ë shpresojnë në rihapjen e garës.

Skuadra e Rene Zhirard kaloi e para në avantazh falë një goli me 11-metërsh të mesfushorit Belhanda. Megjithatë, evian arrin të barazojë rezultatin përpara pushimit ndërmjet pjesëve me danezin Tomas Kalenberg.

Më e pabesueshmja ndodhi në fraksionin e dytë të takimit, me miqtë që kaluan në avantazh 2-1 pas rrjetës së Berigud, por gjashtë minuta përpara mbylljes së takimit, ishte Oliver Zhirud ai që riktheu barazpeshën.

Në minutat shtesë Montpelje mund të kishte shënuar edhe golin e tretë, por Kamarra shpërdoroi një 11-metërsh në të 98-tën, me takimin që ndaloi për shumë minuta pas një sherri masiv që përfshiu dy skuadrat, e ku katër lojtarë dolën nga fusha me kartonë të kuq, mes të cilëve edhe Belhanda.

Me këtë barazim, Monpelje ngjitet në kuotën e 73 pikëve, ndërsa tashmë PSG mund ta ulë diferencën nga kreu në vetëm 3 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›