E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola shpreson në fitore në ndeshjen e kthimit

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk është shumë pesimist pavarësisht disfatës së Barcelonës në udhëtim te Arsenali.

Barcelona ishte në avantazh në pjesën e parë falë një goli të David Villa, por Topçinjtë u rikthyen në pjesën e dytë për të shënuar dy gola me anë të Robin Van Persie dhe Andrey Arshavin dhe për të fituar takimin.

“Ishte një ndeshje fantastike. Arsenali është një ekip i shkëlqyeshëm, por ne ende kemi edhe një ndeshje të kthimit. Ne dominuam dhe kontrolluam ndeshjen. Kishte shumë shanse në të dyja anët dhe ne krijuam më shumë mundësi se që bëmë sezonin e kaluar, por kjo ndodh ndonjëherë”, ka thënë Guardiola.

Dy ekipet do të takohen në Camp Nou pas tre javësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›