E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Është i mundshëm kualifikimi

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 11:08

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Barcelonës.

“Topçinjtë” mbrëmë në “Emirates”, munden 2:1 Barcelonën në ndeshjen e parë të 1/8 se finales së Ligës së Kampionëve.

“Ishte një mbrëmje e veçantë. Pësuam gol herët, por nuk u dorëzuam. Ruajtëm përqendrimin. Tek ne besimi po rritet. Kualifikimi është i mundshëm. Goli i dytë ishte fantastikë, por edhe ndeshja ishte fantastike”, ka thënë Wenger.

Ai tha se skuadra e tij do të shkoj në “Camp Nou” që të zhvillojnë lojën e vet dhe jo të mbrohen kundër tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›