Hernandez kërcënohet me vdekje!

Abel Hernandez, futbollisti 20- vjeçar i Uruguajit i angazhuar te Palmeirasi ka përjetuar një dramë të tmerrshme pasi të mërkurën në mbrëmje pas stërvitjeve kthehej në shtëpi.
Pasi ka parkuar automjetin e tij para shtëpisë së pronarëve, pas daljes e kanë pritur një grup i panjohur personash, të cilët e kanë keqtrajtuar, ia kanë vënë pistoletën në gojë dhe i kanë kërkuar para dhe sende të shtrenjta.
E gjithë situata nuk ka zgjatur shumë, pasi hajdutët e kanë marrë kuletën e Hernandezit, orën dhe pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur. Hernandez ka qenë i shokuar për gjithë këtë situatë por ka mbledhur forca për të shkuar në shtëpi dhe për të njoftuar policinë.
Aktualisht policia ka gjetur gjurmët e këtyre hajdutëve dhe kërkon arrestimin e tyre.