E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola, shuplakë Alcantaras

Thiago Alcantara është pa më të voglin dyshim një blerje e goditur e Bayern Munchen dhe Pep Guardiolas gjatë kësaj vere.

Edhe pse kampionët humbën dje finalen e Superkupës së Gjermanisë përballë Borussia Dortmund ish katalanasi tregoi se është e ardhmja jo vetëm e mesfushës së Bayern por edhe asaj të Kombëtares spanjolle.

Dhe për këtë arsye Guardiola mundohet ta mbajë me këmbë në tokë. Dje, teksa pushonin disa çaste për shkak të temperaturave të larta, kamerat kapën ish trajnerin e Barcelonës duke i dhënë një shuplakë të mirë Alcantaras teksa mundohej ti jepte zemër ekipit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›