Mësuesja kërkoi 1 minutë heshtje për Merah

Një mësuese është pezulluar nga detyra në Francë, pasi dyshohet t’u ketë kërkuar nxënësve të saj të mbajnë një minutë heshtje për Mohamed Merahun, personin që u mori jetën 7 njerëzve e më pas u vra nga policia.
Merah vdiq në një sulm të policisë në banesën e tij në Toulousë, të enjten pas një rrethimi 32-orësh. Gazeta “Paris Normandie” thotë se studentët u larguan, pasi mësuesja e tyre në Rouen e quajti Merah një viktimë.
Autoriteti vendor i arsimit tha se pezullimi nuk do të thotë se ajo është fajtore. Megjithatë, ajo është raportuar të ketë thënë se lidhjet e Merahut me Al-Qaedën u shpikën nga media dhe presidenti francez, Nicolas Sarkozy.
Shumica e nxënësve janë larguar nga klasa në Rouen, edhe pse disa prej tyre kishin qëndruar, duke thënë se ishin duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë mësuesja ishte duke folur, thotë “Paris Normandie”.