E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guarin i lumtur në Inter

Mesfushori Fredy Guarin pati fillim të vështirë të karrierës në Inter por insiston se është i lumtur që iu bashkua Interit në vend të Juventusit. Ish futbollisti i Portos spekulohej me transferim te Bianconerët gjatë janarit por në fund iu bashkua Nerazzurrëve.

“E kam thënë edhe kur kam ardhur e nuk më paraqet problem ta përsëris: Interi është skuadra që më ka pëlqyer para se të vij këtu dhe tani që jam këtu, nuk dua të largohem” deklaroi Guarin për Corriere dello Sport.

Interi pagoi 1 milion euro për huazim gjashtëmujor kurse ka opsionin për blerjen definitive në fund të sezonit për 13 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›