Liria e Lepenci ndajnë pikët
Dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë në Superligë, Liria dhe Lepenci, kanë ndarë pikët duke luajtur baras 0:0, në kuadër të xhiros së 27’të Superligës së Kosovës.
Të dy ekipet kanë zhvilluar lojë të hapur dhe me shumë aksione, por që asnjëra nga to nuk arriti të dërgojë topin në rrejtë.
Për Lepencin, rastin më të mirë për shënim e ka pasur Përparim Livoreka, në fillim të takimit, kur goditi shtyllën dhe Xhevdet Shabani, i cili në minutën e 43’të lëshoi rast të qindpërqindtë për gol.
Kurse prizrenasit të njëjtin rast e kishin në fillim të pjesës së dytë, por Besmir Xhika nga vija fatale largoi topin duke shpëtuar gol të sigurt.
Me këtë barazim, Liria ka tubuar 31 pikë dhe zë vendin e tetë në tabelë, kurse Lepenci gjendet një pozitë më poshtë, me 30 pikë të tubuara.