E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger, optimist për Van Persien

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është optimist se sulmuesi Robin van Persie do të vazhdojë kontratën e tij në fund të sezonit dhe do të përfundojë karrierën në klub.

“Dëshira ime është të arrijmë marrëveshje me Robinin për vazhdimin e kontratës së tij në mënyrë që ai të mbetet përgjithmonë me ne”, deklaroi Wenger para ndeshjes me Norwich Cityn të shtunën.

“Është me rëndësi për ne të arrijmë marrëveshje me të në mënyrë që ai të pensionohet këtu”, përfundoi francezi. Van Persie është aktualisht realizatori më i mirë në Premierligë me 28 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›