Milani më i mirë se Interi

Mesfushori i Milanit, Sulley Muntari mezi pret të tregojë vlerat e tij para ish skuadrës së tij Inter, në derbin e qytetit të dielën mbrëma. Ganezi ndërroi klubin por jo edhe qytetin kur iu bashkua Rossonerëve gjatë afatit kalimtar të janarit në formë huazimi nga Nerazzurrët.
“Ndeshja e së dielës është shumë e rëndësishme sepse ne duhet të fitojmë për të vazhduar të besojmë në Scudetto. Jam shumë i lumtur në Milan, kam ardhur këtu me entuziazëm të madh. Në Inter, nuk luaja vazhdimisht andaj nuk mund të isha i lumtur”, deklaroi Muntari për Rai Sport.
“Tani jam duke shënuar më tepër gola sepse luaj me futbollistë të mëdhenj si Zlatan Ibrahimoviç, Antonio Cassano dhe Kevin Prince Boateng të cilët ju krijojnë raste shënimi. Jemi më të mirë se Interi”, përfundoi ai.