Mbretëresha Elisabeta II mban fjalimin historik
Në një fjalim që nuk e kishte mbajtur për një dekadë, Mbretëresha Elisabeta II ka falënderuar kombin dhe ka vlerësuar familjen e saj besnike. Mbretëresha festoi Jubileun e Diamantë dhe me një adresim historik në të dy dhomat e Parlamentit i atribuoi merita të veçanta princit Filip, që e konsideroi guida dhe forca konstante e saj gjatë 65 viteve martesë. Monarkja britanike festoi 60-vjetorin e mbretërimit të saj në një ceremoni të mbajtur në Westminster Hall. Hera e fundit që ajo kishte folur para ligjvënësve, ishte në vitin 2002, në Jubileun e saj të Artë.