E Diel, 1 Nëntor 2026

Guatemalë, ish-ushtari dënohet me 6 060 vite burg

Presoni i dënuar është 55-vjeçari, Pedro Pimentel, i cili u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar.

Ai është ushtari i pestë që dënohet për vrasjet në fshatin Dos Erres në vitin 1982.

Dënimi është kryesisht simbolik, pasi afati maksimal aktual është 50 vjet, por ajo vjen në mes të lëvizjeve të rinovuara që përpiqen t’i implikojnë ata në krimet e luftës civile.

Masakra e Dos Erres ishte një nga episodet më të dhunshme në konfliktin civil 36-vjeçar të Guatemalës.
Një njësit special i ushtrisë së Guatemalës, i njohur ndryshe si Kabiles, sulmoi fshatin ky dyshohej se strehoheshin guerrilë të majtë. Në tre ditë, ushtarët vranë sistematikisht vranë qindra burra, gra dhe fëmijë.

Pimentel ka jetuar në Kaliforni për shumë vite para se të arrestohej në vitin 2010, dhe të ekstradohej në Guatemalë një vit më pas. Ai mohon çdo përfshirje në masakër. Pimentel u dënua me nga 30 vite burg për çdo vdekje dhe me 30 vite të tjera për krime kundër njerëzimit./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-13 16:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›