E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listëpagesat online rrisin efikasitetin

Sipas tij, realizimi i disa reformave në kuadër të krijimit të qeverisë elektronike, synon shkurtimin e kohës së marrëdhënies tatimpagues-administratë, duke bërë të mundur po ashtu rritjen e cilësisë profesionale në tregun e punës.

Drejtori Prifti ishte i pranishëm sot në një workshop, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, nga ku deklaroi se i gjithë procesi shoqërohet me krijimin e llogarive personale të kontribuesve në Republikën e Shqipërisë.

"Çdo tatimpaguesi i krijohet një llogari personale e të gjithë sasisë së kontributeve që derdhen muaj për muaj, deri në momentin që del në pension. Përmes këtij procesi përfitojmë një arkivë elektronike të kontribuuesve në vend", theksoi.

Moduli i listëpagesave në sistemin e-Filing lejon plotësimin nga kompjuteri personal i listëpagesave me anë të formularit E-SIG 025, si dhe të shtimit ose largimit të punonjësit me anë të formularit E-SIG 027. Për të mundësuar hyrjen në sistem është e nevojshme pajisja me kredencialet përkatëse, username dhe password, pranë zyrave të shërbimit ndaj tatimpaguesve, ku duhet të dorëzohet dokumentacioni përkatës./Start/

                                                                                             2012-03-13 13:32
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›