E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut propozon bisedime me Veriun

Koreja e Jugut do të propozojë së shpejti mbajtjen e bisedimeve me Veriun. Propozimi mund t`i hapë rrugën rifillimit të negociatave gjashtë-palëshe që synojnë dhënien fund të ambicjeve bërthamore të Phenianit në këmbim të ndihmës.
 

Takimi, do të propozohet veçmas bisedimeve të nivelit të lartë ushtarak midis Koreve rivale.
 

Pritet që një grup përfaqësues i dy vendeve të takohet në mes të shkurtit për të caktuar vendin, datat, dhe rendin e ditës për një takim të nivelit të lartë ushtarak mes dy Koreve. Propozimi i Koresë së Jugut pritet të bëhet këtë javë .
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›