E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gudjohnsen e do Ajaxin

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 18:24

Sulmuesi islandez, Eidur Gudjohnsen, ëndërron një transferim në Ajax.

Ish-futbollisti i Chelseas e Barcelonës, nuk dëshiron të qëndrojë më në klubin aktual, Stoke City. “Mund të nënshkruaj kontrata të pasura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Dubai, por preferenca ime është Ajaxi”, theksoi Gudjohnsen për të përditshmen angleze, Daily Star.

Madje, ai ka bërë të ditur se është i gatshëm që t’i zvogëlohet rroga, vetëm për t’u transferuar te gjiganti holandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›