Camoranesi ndahet me Stuttgart

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 19:48
Eksperienca e Mauro Camoranesit në Bundesliga ka marrë fund. Mesfushori italo-argjentinas e ka shkëputur kontratën me ekipin e Stuttgartit.
Kështu ka njoftuar klubi gjerman, përmes uebfaqes së vetë zyrtare.
Përfaqësuesi italian ishte transferuar në Gjermani gjatë verës së vitit të kaluar, nga Juventus, ku e kaloi pjesën më të madhe të karrierës.
E ardhmja e mesfushorit të krahut të djathtë mund të jetë klubi spanjoll, Hercules.