Real e Chelsea, mega-oferta për Aguero

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 20:51
Shtypi anglez dhe ai spanjoll flasin për shifra marramendëse që janë të gatshëm të ofrojnë Real Madrid e Chelsea, për ta transferuar sulmuesin e Atletico Madrid, Kun Aguero.
Merengues duket se janë të gatshëm t’i shpenzojnë 45 milionë euro për sulmuesin e shkathtë argjentinas, kurse Chelsea shkon edhe më larg: 60 milionë euro.
Edhe pse ka kontratë me Atleticon, Aguero mund të largohet, qoftë në janar (ka më pak mundësi), apo edhe në qershor.