E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet për mënyrën e festimit

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 09:57

Ylli argjentinas, Lionel Messi pritet të dënohet nga Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF).

Në fakt, sulmuesi i Barcelonës, pasi e kishte shënuar golin nga penalltia, në fitoren e katalunasve ndaj Racing Santanderit të shtunën me rezultat 3:0, e kishte hequr fanellën ku vërehej mesazhi i shkruar, duke ia uruar ditëlindjen nënës së tij.

“Feliz Cumple Mami” (Urime ditëlindjen Mami), shkruante në fanellën e tij të brendshme. Por, shprehja e gjërave të tilla në lojë ndalohen në futbollin spanjoll. Kështu thotë artikulli 91.1 i Federatës Spanjolle.

“Secili futbollist që e feston golin, ose që bën ndonjë vepër tjetër duke shënuar në fanellën e tij reklama, citate, mbishkrime, vizatime ose gjëra të tjera, çfarëdo qofshin ato, do të sanksionohet”, shkruan ky artikull.

Me këtë rast, Messi pritet të gjobitet me një vlerë parash prej 2 mijë deri në 3 mijë euro. Pra, në futbollin spanjoll ndalohen rreptësisht urimet apo përshëndetjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›