E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gugash Magani: Tani e ka radhën Himara

Nga Leonard Dushku

Trajneri i Besës kërkon që ekipi të ruajë këtë ritëm dhe futbollistët të jenë sa më të përqendruar në çdo ndeshje 

Me 6 pikët e marra në dy transfertat e fundit të zhvilluara brenda pak ditësh, në Ersekë me Gramozin dhe në Vlorë me ekipin vendës, Besa ndodhet vetëm dy pikë larg vendit të dytë. Kavajasit nuk është se kanë fituar ndonjë vend në tabelë, por tashmë kanë më shumë shanse për ti parakaluar rivalët, duke përfituar nga përplasjet direkte mes tyre.

Edhe kjo javë mund të jetë pozitive për Besën, që luan në shtëpi me Himarën, ndërkohë që Lushnja pret Luftëtarin, Kukësi shkon në Ersekë dhe Besëlidhja në Sarandë. Kuptohet që për të përfituar nga ndonjë hap fals i rivalëve, kavajasit duhet më parë të sigurojnë 3 pikët me Himarën.

Magani Trajneri Gugash Magani, në një prononcim për Sportin  shqiptar”, thekson se ekipi i tij duhet të bëjë detyrën në çdo ndeshje, duke marrë 3 pikët.  Natyrisht që jam mjaft i kënaqur me dy fitoret e fundit, që na kanë afruar me vendin e dytë dhe na kanë dhënë më shumë besim për vazhdimin e kampionatit. Dua që Besa të vazhdojë me këtë ritëm deri në fund të kampionatit.

Po shoh një ekip ndryshe nga faza e parë, kur bënim shumë gabime. Mendoj se kemi një ekip të kompletuar dhe do të arrijmë të ngjitemi në vend të dytë. Përpara është ndeshja me Himarën, që duhet të shënojë fitoren e radhës, por duhet kuptuar se çdo kundërshtar meriton vëmendje maksimale. Në futboll ndodh gjithçka dhe nuk ka vend për lëshim.

Jemi mjaft të motivuar dhe në fushën tonë, përveç fitores, duhet të kënaqim edhe tifozët tanë të mrekullueshëm. Nuk duhet ti zhgënjejmë ata. Jemi të ndërgjegjshëms e ata presin fitoren dhe këtë duhet të bëjmë, madje në një mënyrë sa më bindëse, ka thënë mes të tjerash tranjeri i Besës, Gugash Magani.

12 pikë

nga 15 të mundëshmet ka marrë Besa në 5 ndeshjet e fazës së dytë. Kavajasit janë mundur vetëm në Kukës, kurse në dy transfertat e tjera, në Ersekë dhe në Vlorë, kanë qenë të suksesshëm.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›