E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari nuk e lë të besojë Vllazninë, e mund edhe në Shkodër

Nga GJERGJ KOLA

Vlonjatët luajnë kujdesshëm dhe godasin pikërisht kur duhej. Është sërish Pejiç që ndëshkon shkodranët dhe Flamurtari në gjysmëfinale

Vllaznia Flamurtari       0-1

Shënues: Pejiç 61

Vllaznia: Vujadinoviç. Smajli, Kraja, Vuk, Popoviç (Erkoçeviç 55), Belisha, Moreno (Bardulla 34), Brnoviç (Karakaçi 79), Gocaj, Hajdari, Jabllan. Trajner: R. Vata.

Kartonë të verdhë: Moreno, Kraja, Shtubina

Flamurtari: Koliqi, Sakaj, Brahja, Veliu, Abraham (Beqiri 89), Muça, Kuqi, Shtubina (Telushi 72), Lena, Progni, Pejiç (Liçaj 86). Trajner: Sh. Muça.

Kartona të verdhë: Shtubina

Gjyqtarë: E. Jorgji, R. Preça, E. Ganxhi (Elbasan)

Radiografia

7- Veliu kroson nga një goditje dënimi dhe G. Muça brenda zonës godet me kokë, por jashtë.

9- Brnoviç në hyrje të zonës godet në formë parable, por topi kalon rrezikshëm ngjitur me traversën dhe jashtë.

10- Pejiç bën gjithçka mirë në zonën shkodrane, duke evituar dy herë ndërhyrjen e mbrojtësve shkodranë, shërben saktë për Lenën, brenda zonës, i lirë, në një distancë prej 10 metrash, përballë Vujadinoviç të mënjanuar, çuditërisht e dërgon topin jashtë katërkëndorit.

14- Rrezikon Flamurtari me Pejiçin dhe Prognin, por rrjeta e portës së Vllaznisë mbetet e paprekur.

18- Provon Progni, duke gjuajtur fluturimthi në hyrje të zonës, por jashtë. Goditja ishte drithëruese për Vllazninë.

20- Jabllan rrezikon në hyrje të zonës me një gjuajtje nga një goditje dënimi, por vetëm jashtë.

33- Vllaznia pranë golit, pas kombinimit Belisha-Jabllan-Gocaj, por në çastet e fundit largojnë mbrojtësit miq.

35- Gabojnë shkodranët, por edhe vlonjatët nuk dinë të përfitojnë. Janë pikërisht Kuqi dhe Shtubina në këtë aksion që nuk finalizojnë siç duhet, kur mund të kishin shënuar.

44- Kroson Gocaj në zonë, por Bardulla godet lehtë me kokë dhe topi përfundon në duart e portierit Koliqi.

45- Hajdari bën veprimin më të bukur në gjithë këtë ndeshje. Merr mirë krahun e majtë të sulmit të Vllaznisë, shmang bukur 3-4 lojtarë të Flamurtarit, brenda zonës, pason në krahun tjetër për Gocajn, krejtësisht i lirë, por ky i fundit nuk arrin të koordinohet dhe nuk e arrin topin, që mund të kishte shënuar në një distancë 3-4 metra larg vijës fatale.

48- Një aksion i gjatë i Vllaznisë, por në fund Bardulla brenda zonës nuk koordinohet siç duhet, duke e dërguar topin mbi traversë.

51- Aksion model i kuqebluve Hajdari-Gocaj-Brnoviç, por ky i fundit, krejtësisht i lirë, brenda zonës, ndonëse i ka të gjitha mundësitë për të kaluar në avantazh, godet lehtë, direkt e në duart e Koliqit.

55- Belisha-Smajli-Hajdari rrezikojnë, por vetëm jashtë, kur vendësit mund të kishin shënuar në këtë rast.

61- Aksion pa pretendime i Flamurtarit. Krosi i ardhur nga e djathta nga Sakaj, shkon te Shtubina brenda zonës, që godet në gjysmëroveshatë dhe më pas ndërhyn me kokë Pejiç dhe 0-1 për Flamurtarin.

68- Smajli-Hajdari-Bardulla, por ky i fundit, ndonëse gjuan rreptë në hyrje të zonës, topi përfundon jashtë katërkëndorit.

72- Provon edhe Brnoviç nga larg, por jashtë.

77- Kombinim i saktë mes Lenës dhe Prognit, por topi i goditur rrezikshëm nga ky i fundit përfundon jashtë.

Vllaznia ka zhgënjyer në paraqitjen e djeshme ndaj Flamurtarit. Ajo jo vetëm nuk ka mundur të fitojë, por edhe tentativa për ta bërë këtë gjë ka qenë shumë e zbehtë. Shumë pak aksione të ndërtuara për të rrezikuar në portën vlonjate, ndërsa miqtë kanë qenë të vendosur mirë në fushë.

Kanë shënuar një gol, që gjithsesi u ka mjaftuar për të qenë ata në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Ndërsa shkodranët kanë dështuar, duke çuar dëm një sezon të tërë. Shumë pak kanë bërë dje vendësit për ta merituar gjysmëfinalen, që në fakt u iku nga duart që pas humbjes me Laçin një javë më parë në Krujë.

Pjesa e parë Vllaznia e ka nisur thuajse me skemën e saj të zakonshme këtë ndeshje. Rikthimi i Smajlit është shoqëruar me vendosjen e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndoshta për ti dhënë më tepër garanci këtij reparti. Të tjerët janë po ata që luajtën edhe ndaj Kastriotit, pavarësisht dobësive të konstatuara në atë takim.

Fillimi i lojës sjell një rast për Brnoviçin, që më tepër është dhuratë e Brahjas, por malazezi nuk shënon. Një minutë më vonë, vjen paniku në zonën shkodrane. Lena duhej ta kishte dërguar topin në rrjetë, pas pasit të shkëlqyer të Pejiç, por shqiptaro-maqedonasi fal Vllazninë. Një rast që të lë të kuptosh se kuqeblutë do shfaqnin sërish probleme në mbrojtje. Por jo vetëm aty.

Në mesfushë, Moreno sërish nuk tregon asgjë nga vlerat e tij dhe ashtu si ndaj krutanëve, zëvendësohet nga trajneri Vata pa mbaruar ende pjesa e parë. Largimi i tij nga fusha sjell një spostim të kapitenit Belisha në qendër të mesfushës përkrah Brnoviç, ndërkohë që Bardulla vendoset në të majtë. Diçka rregullohet në këtë repart. Ka më tepër agresivitet, por mungojnë sulmet.

Edhe ndonjë rast që krijohet është thuajse sporadik. Flamurtari ndërkohë ngacmon herë pas here me Pejiçin dhe Progrin, por më tepër kujtohen për të mos lënë hapësira prapa, ku gjithsesi Veliu është në lartësinë e duhur. 45 minutat e pjesës së parë kësisoj mbyllen në barazim 0-0.

Pjesa e dytë Pritej të ishte një Vllazni më ndryshe në këtë pjesë loje. Fakti që i duheshin dy gola për tu kualifikuar, duhet ta bënte këtë skuadër më agresive dhe njëkohësisht më sulmuese. Trajneri Vata për këtë hedh në fushë edhe një sulmues si Erkoçeviç dhe largon një mbrojtës si Popoviç. Pavarësisht se shkodranët paraprakisht luajnë me tre lojtarë në vijën e parë, nuk shihet shumë progres në sulm.

Përkundrazi, është Flamurtari ai që rrezikon dhe madje e godet Vllazninë. Do ishte një ish-lojtar i saj që brenda zone godet me një gjysmëroveshiatë në minutën e 61-të në drejtim të portës dhe topi devijohet me kokë nga Pejiç për në rrjetë. Kroati është krejtësisht i pamarkuar nga dy mbrojtësit e qendrës. Një gol që shuan entuziazmin në stadiumin Loro Boriçi. Edhe ato pak shpresa që ekzistonin për ndonjë gol të mundshëm apo edhe kualifikim, fillojnë të veniten. Kjo do vërtetohej edhe në 30 minutat e mbetura deri në fundin e ndeshjes.

Vllaznia nuk reagon fare, lojtarët e lëshojnë krejtësisht dhe duket qartë dëshpërimi edhe te futbollistët. Njëkohësisht edhe te tifozët e pranishëm në stadium, që janë shumë të mërzitur me paraqitjen e skuadrës së tyre, e cila në këtë mënyrë çon dëm një sezon të tërë. Shpresat e pakta që ekzistonin për suksesin e saj në kupë morën fund. Nga ana tjetër, Flamurtari bëri punën e vet, tregoi se ka ndërtuar një skuadër më të mirë, me kualitete më të mira dhe e meritoi kalimin në gjysmëfinale.

Vata: Ky ishte kapaciteti i Vllaznisë

Skuadra ishte e lodhur, ashtu siç ishte edhe ajo e Flamurtarit dhe kjo ka ardhur nga ngarkesa e madhe e ndeshjeve që kemi pasur. Kuptohet, në një skuadër si kjo jona, kur ndihet edhe mungesa e një lojtari që mund të jetë i dëmtuar apo me kartonë, lodhja ka bërë të vetën. Ky ishte kapaciteti i skuadrës.

Nuk jemi më pjesë e Kupës së Shqipërisë dhe sigurisht që më vjen keq, sepse kishim shpresë se do bënim gjëra të mira. Te loja e skuadrës sonë vazhdon të ketë ndikimin e vet ndeshja e humbur ndaj Laçit, si pasojë e gjykimit të njëanshëm. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të mendojmë për kampionatin, për të b

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›