Super Liga, Dinamo dhe Besa ndalen nga barazimet
Dy super përballjet, Tirana-Besa dhe Vllaznia-Dinamo përfunduan në barazim pa të bardhë 0-0. Me këtë rezultat Besa dhe Dinamo arrijnë të ruajnë pozitat e kryesuesit me 10 pikë pas tre fitoreve dhe këtyre barazimeve. Ndërkohë që Tirana ngjitet në kuotën e 7 pikëve ndërsa Vllaznia arrin të marrë pikën e 4-t.
Në ndeshjet e tjera Skënderbeu i Korçës shkatërroi Gramozin e Përmetit me rezultatin 4-1. Korçarët me këtë fitore renditen të tretët me 9 pikë, ndërsa Gramozi mbetet në vendin e fundit me vetëm dy pikë.
Shkumbini arriti të marrë fitoren e parë në këtë kampionat përballë Kastriotit me rezultatin 1-0 brenda në Peqin. Shkumbini koleksionon pikën e 4-t, ndërsa Kastrioti mbetet në kuotën e 3 pikëve.
Laçi mori një fitore të vështirë brenda në fushën e vet përballë Apolonisë së Fierit me rezultatin 3-2. Ndeshja u shoqërua me tensione të shumta, ku në disa raste gjyqtari kryesor u detyrua të përdoret kartonin e verdhë.
Flamurtari pësoi një humbje shokuese 0-3 brenda në Vlorë nga Teuta e Durrësit. Kjo humbje i kushtoi stolin trajnerit Eqerem Memushi, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas përfundimit të takimit. Ndërkohë që presidenti Shpëtim Gjika ka ngritur hijet e dyshimit mbi një grup futbollistësh për neglizhencë.