E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali shpartallon Xeresin (video)

Serinë e golave e hap Kristiano Ronaldo që në minutën e parë të takimit pas një aksioni personal. Gjithë pjesa e parë dhe 20 minutat e para të së dytës kaluan në “paqe” për miqtë, ndërkohë që deçizive rezultuan 15 minutat e fundit të takimit.

Në minutën e 75-të Ronaldo dyfishon shifrat pas një goditjeje me kokë. Vetëm katër minuta më vonë Guti përfiton nga një rrëmujë në zonë duke shënuar golin e tretë.

Francezi Karim Benzema në minutën e 82-të imiton portugezin Ronaldo duke shënuar golin e katërt për madrilenët në një aksion personal.

Në minutat e mbetura Pelegrini fut në fushën e lojës holandezin Rud van Nistelroi, i cili rikthehet pas gati një viti si pasojë e dëmtimit. “Makina e golave” rigjen menjëherë rrugën e rrjetës duke shënuar një gol më shumë të rëndësishëm për veten sesa për ekipin.

Reali koleksionon 9 pikë pas tre javësh, me një golavorazh të admirueshëm prej 11 golash të shënuar dhe 2 të pësuar.    

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›