E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarakët, lista e emrave të rinj përfitues

28/02/2011  Mbërrin në 400 numri i pensioneve të lidhura deri më tani

Pas mbërritjes së dosjeve me të dhënat e kërkuara nga ministritë e linjës, ekspertët e sigurimeve shoqërore kanë përcaktuar masat e pensionit edhe për 18 përfitues të tjerë. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni listën e plotë të përfituesve që u është llogaritur pensioni, si dhe qendrën se ku duhet të paraqitet për të marrë pagesën. Burime zyrtare të ISSH-së bëjnë me dije se në total deri më tani janë lidhur rreth 400 përfitime për ish-ushtarakët. Drejtoritë rajonale të këtij instituti kanë vijuar ti lidhin të gjitha këto përfitime 48 orë pas ardhjes së dokumenteve nga dikasteret e linjës, ndërkohë që është në pritje të plotësimit të dosjeve të tjera. Sikundër është deklaruar tashmë për personat që e drejta e pensionit u ka lindur që në korrik të 2009-s, së bashku me pensionet e llogaritura do të mund të tërheqin edhe përfitimet e prapambetura. Llogaritja e përfitimit varet nga të dhënat që institucionet përgjegjëse do të sjellin pranë sigurimeve. Vetëm pas marrjes së këtyre të dhënave ISSH-ja do të mund të përcaktojë masën e pensionit të parakohshëm që do të shkojë për secilin aplikues. Në kërkesat e dërguara ministrive sigurimet shoqërore kanë kërkuar prej tyre plotësimin e dy formularëve: një për vërtetimin e vjetërsisë së shërbimit dhe të pagës mesatare referuese dhe një për pagën referuese në muajin e lindjes të së drejtës për përfitim, të dhëna të cilat kushtëzojnë llogaritjen e masës së përfitimit për secilin individ aplikues. Pas marrjes së këtyre të dhënave bëhet llogaritja. Duke u mbështetur në përcaktimet e bëra në aktin normativ nr. 5 datë 10.11.2010, vjetërsia e shërbimit të aplikuesit shumëzohet me 1,5 për qind. Rezultati që do të dalë nga ky veprim do të shumëzohet më pas me pagën neto mesatare referuese. Rezultati përfundimtar nuk mund të jetë kurrsesi më i vogël se një pension bazë.

Lista e datës 25.02.2011

Nr Emër Atësi Mbiemër Qendra Paguese Rajoni

1 Arben Teofik Hysa Shkodër Shkodër

2 Gjergj Tom Mujaj Shkodër Shkodër

3 Gjin Mushak Lulashi Shkodër Shkodër

4 Hile Ded Molla Shkodër Shkodër

5 Edmont Shefik Hajdinolli Shkodër Shkodër

6 Zef Kol Ftoni Shkodër Shkodër

7 Bedri Riza Muca Qendra Paguese Nr.8 Tirane

8 Luan Muharem Sade Qendra Paguese Nr.8 Tirane

9 Shkëlqim Selim Alimucaj Qendra Paguese Nr.8 Tirane

10 Kujtim Thoma Bardhi Qendra Paguese Nr.8 Tirane

11 Vasil Mihal Marku Qendra Paguese Nr.8 Tirane

12 Luan Qazim Lekaj Qendra Paguese Nr.8 Tirane

13 Agim Haxhi Lami Qendra Paguese Nr.8 Tirane

14 Hyqmet Bajram Hasko Qendra Paguese Nr.8 Tirane

15 Nikoll Preng Rica Qendra Paguese Nr.8 Tirane

16 Pandeli Aredin Hysaj Qendra Paguese Nr.8 Tirane

17 Llazi Stavri Kina Qendra Paguese Nr.8 Tirane

18 Novruz Shaban Zanaj Qendra Paguese Nr.8 Tirane

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›