E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet e prapambetura kusht dorezimi i kerkeses brenda 31 dhjetorit

22/10/2010Ish-ushtaraket /Procedura e rillogaritjes se pensioneve per te perfituar deri ne mbyllje te vitit

Pensionet e parakohshme dhe ato suplementare per ish-ushtaraket do te rillogariten brenda nje periudhe te shkurter kohore ne rast se dorezimi i kerkesave prane organeve te sigurimeve shoqerore behet ne kohe. Perfituesit e ketyre trajtimeve gjithashtu nuk rrezikojne diferencat e prapambetura te pensioneve nese dorezojne kerkesen brenda afatit te percaktuar ne vendim qe eshte data 31 dhjetor. Ndersa per kategorite e tjera te ushtarakeve qe perfshin ligji procedura vijon edhe me pas. Sipas udhezimit te hartuar nga ekspertet e qeverise behet e ditur se te gjithe personat qe e drejta e perfitimit u ka lindur qe ne korrik 2009-s perfitimet e tyre mbeten te bllokuara per shkak te dergimit te ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese do te mund te perfitojne ne kohe keto prapambetje. Per te marre keto diferenca keta persona duhet te dorezojne detyrimisht kerkesen per aplikim se bashku me dokumentacionet e tjera te kerkuara ne drejtorite rajonale te sigurimeve shoqerore brenda dates 31 dhjetor te 2010-s. Per rastet kur ky afat do te tejkalohet masa e trajtimit do te nise qe ne momentin e berjes se kerkeses cka do te thote se aplikuesit pas kesaj date nuk do te mund te marrin diferencat e pensioneve duke filluar nga korriku i 2009-s e deri ne momentin e berjes se kerkeses. Ky kusht nuk vlen per llojet e tjera te pensioneve qe do te shkojne per kategorite e tjera qe perfshin ligji perkates i ndryshuar. Aktualisht prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore jane dorezuar me mijera kerkesa te cilat do te kalojne ne siten e verifikimit te dokumentacionit si dhe me pas ne procesin e rillogaritjes. Specialistet e sigurimeve bejne me dije se menjehere pas ardhjes se dokumentacionit te plotesuar nga ministrite perkatese do te beje menjehere publike si listen e atyre personave qe iu eshte plotesuar dokumentacioni nga ministrite perkatese ashtu edhe listen e personave te cilet e kane gati perfitimin e llogaritur. Per personat qe u ka lindur e drejta per pension te parakohshem per vjetersi sherbimi por nuk e kane ushtruar ose e kane nderprere ate per arsye te punesimit apo te vetepunesimit pas dorezimit te kerkeses do te celet nje dosje ku caktohet perfitimi konform dispozitave te ligjit. Per kete kategori masa e pensionit mujor vendoset deri ne nivelin e nje pensioni minimal duke administruar ne dosje deklaraten e punesimit sipas formulareve perkates te publikuar tashme.

Personave qe u lind e drejta per perfitime pas dates se hyrjes ne fuqi te ligjit nr. 10142 date 15.05.2009 duhet te paraqiten ne drejtorine rajonale te sigurimeve shoqerore ku kane vendbanimin e perhershem e cila i pajis me 2 kopje te kerkeses format dhe me listen e dokumenteve te nevojshme per dhenien e perfitimeve. Nje kopje e kerkeses e plotesuar nga vete perfituesi me te gjitha te dhenat shoqeruar me dokumentacionin perkates dorezohet ne drejtorine rajonale te sigurimeve shoqerore ndersa kopja tjeter e kerkeses u dergohet me poste strukturave te ministrise apo te institucionit nga ku perfituesi eshte nxjerre ne rezerve/lirim per procedure te metejshme.

Kater dite me pare eshte bere publike edhe lista e pare e aplikuesve qe kane dorezuar prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore kerkesat per perfitimet qe rrjedhin nga ligji nr. 10142 date 5.5.2009. Nje kopje e njejte e kerkesave eshte depozituar nga vete kerkuesit ne ministrite ku ata kane qene te punesuar. Listat e pergatitura nga ISSH-ja jane klasifikuar ne tri kategori kryesore. Lista e personave te cileve u ka lindur e drejta qe nga nje korriku i 2009-s lista e personave qe jane ish-ushtaraket e dale ne pension perpara korrikut te vitit 1991 si dhe lista e personave qe kane aplikuar per procesin e rillogaritje. Deri ne mbyllje te vitit pritet te publikohet edhe lista e trajtimeve per kategorite qe duhet te perfitojne nga 1 korriku i vitit te shkuar.

Kushtet

Marrja e perfitimeve te prapambetura

E drejta per perfitime te njohura nga ligji nr. 10142 date 15.05.2009 e lindur ne harkun kohor nga hyrja ne fuqi e ligjit te sipershenuar deri ne hyrjen ne fuqi te Vendimit te Gjykates Kushtetuese nr. 33 date 24.06.2010 por te pacaktuara dhe kaluara per pagese do te paguhet nga data e lindjes se kesaj te drejte. Vetem per keto raste data e ushtrimit te kerkeses do te jete deri me 31.12.2010 dhe pagesat fillojne nga data e lindjes se te drejtes kushtezohet ne vendimin e qeverise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›