E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testet nderkombetare te gjuhes kusht per mbylljen e studimeve

22/10/2010Gjuha angleze percaktohet si nje nga kriteret per studimet master dhe doktorature

Studentet qe zhvillojne studimet e ciklit te dyte duhet te japin ne perfundim provimin e gjuhes angleze mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare. Ndryshimet e bera ne ligjin e arsimit te larte percaktojne se njohja e gjuhes angleze do te jete kusht baze per te marre diplomen ne fund te ciklit te studimeve universitare. Kjo vecanerisht per studimet master apo te ciklit te trete te doktoratures. Ndryshe nga vitet e meparshme ku njohja e gjuhes nepermjet certifikates kerkohej ne nisje te studimeve me ndryshimet e bera njohja duhet te deshmohet nepermjet institucioneve nderkombetare por ne permbyllje ciklit te studimeve. Ne te kundert personi perkates nuk do te marre dot diplomen e mbarimit te studimeve universitare te nivelit master profesional shkencor apo doktorature. Sipas specialisteve te arsimit me amendimet e fundit te ligjit per arsimin e larte gjuha angleze percaktohet si nje nga kriteret per studimet master dhe doktorature. Studentet qe zhvillojne studimet e ciklit te dyte duhet te japin ne perfundim provimin e gjuhes angleze mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare. Sistemi arsimor shqiptar promovon me perparesi mesimin e gjuheve te huaja. Ne po bejme perpjekje te medha qe nxenesit te mbarojne maturen me dy gjuhe te huaja kryesore me perparesi te vecante anglishten. Kjo perben nje aset te rendesishem per nje vend si Shqiperia me mundesi punesimi te limituara. Njohja e gjuhes angleze do te garantoje mundesi me te medha te te rinjve tane per te konkurruar ne tregun rajonal te punes ka deklaruar ministri i Arsimit Myqerem Tafaj. Nderkohe qe brenda nje kohe te shkurter dyvjecare kjo gjuhe do te behet e detyrueshme edhe per shkollat e mesme. Cka do te thote se nxenesit e arsimit te mesem ne provimet e detyruara te matures pervec lendes se matematikes letersise e gjuhes shqipe do te japin edhe provimin e anglishtes si kusht per te vijuar me tej studimet e larta. Ne do te punojme per te siguruar te gjitha kushtet qe te sigurojme mesues per gjuhen angleze te mjaftueshem per cdo shkolle dhe ne rast se do ta arrijme te kemi ne te gjitha shkollat mesues me kualifikimin perkates per te bere mesim ne gjuhen anglisht matura shteterore ne vitin e fundit te mandatit pra ne vitin shkollor 2012-2013 do te njohe si provim te detyruar edhe anglishten eshte deklaruar pak kohe me pare nga specialistet e dikasterit te arsimit.

Njohja e gjuhes

Me amendimet e fundit te ligjit per arsimin e larte gjuha angleze percaktohet si nje nga kriteret per studimet master dhe doktorature. Studentet qe zhvillojne studimet e ciklit te dyte duhet te japin ne perfundim provimin e gjuhes angleze mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare. Me pas do te pajisen edhe me diplomen perkatese sipas nivelit te studimit te ndjekur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›