Guine e Re, Klinton dënon sulmet me armë gjatë mitingut të opozitës
Sekretarja amerikane e shtetit ka dënuar rreptësisht aktin e rëndë të qeverisë së Guinesë së Re, e cila urdhëroi ushtrinë të qëllonte turmat e njerëzve të cilët ishin pjesë e një mitingu të opozitës. Gjatë këtij sulmi me armë të ushtrisë mbetën të vrarë mbi 150 të vrarë.
"Urdhëri i cili u dha nga qeveria për të qëlluar me armë mbi popullin opozitar ishte një akt i turpshëm. Ajo që ndodhi në Guinenë e Re ishte një një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Ne kemi ndërmend që të përcjellimin shqetësimin tonë OKB-së për masakrën që u krye gjatë mitingut opozitar. Ne nuk do të rrimë duarkryq", pohoi, zonja Klinton, sekretarja amerikane e shtetit gjatë një konference të mbajtur për shtyp në Shtëpinë e Bardhë .
Ngjarja e rëndë në Guinenë e Re ndodhi me 28 shtator në kryeqytetin Conakry. Raportimet fillestare për vrasje gjatë protestes së opozitës u bënë nga një grup i të drejtave të njeriut në shtetin afrikan. Por përveç 157 të vrarëve që janë raportuar deri më tani, është njoftuar se trupat ushtarake qeveritare të gjeneral Camara kanë kryer një varg përdhunimesh gjatë ditës së masakrës.