E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu anulon vizitën në SHBA

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 15:00

Kryeministri grek, George Papandreu, ka anuluar një udhëtim të planifikuar për në Shtetet e Bashkuara, për shkak të thellimit të krizës financiare në Greqi.

Papandreu pritej të merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në New York, por zyrtarët thanë se ai ka zgjedhur të qëndrojë në Greqi, për t’u marrë me çështjet lidhur me krizën e borxheve të shtetit.

Mediat greke raportuan se Papandreu e ka marrë këtë vendim pas konsultimeve me ministrin e Financave, Evangelos Venizelos.

Aktualisht thuhet se mbetet e diskutueshme se a i ka përmbushur Greqia kërkesat e nevojshme për të marrë një ndihmë financiare prej tetë miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja.

Greqisë i janë premtuar tashmë dy paketa ndihmëse-njëra që kap vlerën prej 109 miliardë eurosh dhe tjetra 110 miliardë eurosh, mirëpo për t’i marrë këto mjete, Athina zyrtare thuhet se duhet të zbatojë masa të rrepta për rritjen e të ardhurave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›