Guliani mbeshtet Romneyn Bloomberg mbeshtet Obamen
Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudy Giuliani nuk ka lënë nën hije pasionin e tij politik, gjatë një fushate zgjedhore në Ohajo përkrah Mitt Romney dhe kandidatit për zëvendëspresident, Paul Ryan, deklaroi se presidenti Obama duhet të kishte dhënë dorëheqjen përpara disa kohësh.
”Obama duhet të ishte dorëhequr kohë më parë, për dështimet e njëpasnjëshme që amerikanët kanë përjetuar gjatë administratës së tij”, nisi fjalimin e tij të ashpër Giulani, i eliminuar në garën e republikanëve për të sfiduar Obamën në vitin 2008 nga John McCain, më pas kandidati humbës i atyre zgjedhjeve.
Nderkohe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka bërë thirrje që zgjedhësit të rizgjedhin Barack Obaman. Obama do të marrë sipas Bloombergut një rol udhëheqës në luftën kundër ndryshimit të klimës.
Apeli i kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut ishte i shkurtër dhe nuk linte vend për keqkuptime. "Zgjidhni këtë nëntor një president, i cili merret me ndryshimin e klimës," shkroi ish-republikani Michael Bloomberg në Tëitter. Ne kemi nevojë për udhëheqje në Shtëpinë e Bardhë, shprehet kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut. Obama ka ndërmarrë në vitet e fundit hapa të rëndësishëm për minimizimin e emetimit të gazrave të dioksidit të karbonit. Uragani e bëri ndryshimin e klimës sa hap e mbyll sytë temë të fushatës elektorale. Në asnjë nga tri duelet televizive midis Obamas dhe Romneyt kjo fjalë nuk u përmend. Shpallja tabu e kësaj fjale, që përmendej në çdo debat televiziv presidencial që nga viti 1988, tani ka marrë fund.